Do të ndihmojnë biznesin për të dalë nga pandemia

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme garancinë shtetërore të huasë me bankat tregtare. Ajo do t’u mundësojë bizneseve financimin e nevojshëm për rimëkëmbjen e aktivitetit tregtar të ndikuar nga situata e krijuar nga Covid-19.

Garancia shtetërore është përcaktuar 15 miliardë lekë të cilat janë të ndara në 12 banka të nivelit të dytë. Në vendim parashikohen kushtet dhe kriteret e marrëveshjes të qeverisë me bankat.

Tv Klan