Qindra agjentë të intelegjentës ruse dhe kineze janë duke vepruar në Bruksel, ka raportuar Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i Bashkimit Evropian (EEAS).

Sipas raportit të publikuar në gazetën gjermane “Welt am Sonntag”, duke cituar diplomatët e BE-së, thuhet se janë rreth “250 spiunë kinezë dhe 200 spiunë rusë në Bruksel”.

Në raport thuhet se diplomatët e BE-së dhe militantët partiakë këshillohen të qëndrojnë larg nga disa pjesë të Brukselit, duke përfshirë edhe restaurante dhe kafeteri afër ndërtesës së Komisionit Evropian.

Agjentët e intelegjencës ruse dhe kineze punojnë në ambasadat e vendeve të tyre ose të dërguar në mision, thuhet në raport. /REL