Distancë dhe vendosje të maskës, këto janë dy prej masave kryesore të vendosura nga ekspertët për parandalimin e përhapjes së koronavirusit… por zbatimi i tyre duket i vështirë.

Kjo është panorama që ofron posta në Kamzë mëngjesin e kësaj të hëne. Siç mund të shihet në këto pamje të mbërritura në rubrikën Kallëzo në tvklan.al, qytetarë të shumtë qëndrojnë jashtë postës duke mos ruajtur distancën nga njëri-tjetri, në shkelje të masave anti-Covid.

Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet sot për të diskutuar masat kundër përhapjes së pandemisë. Ekspertët e këtij Komiteti kanë deklaruar se nuk përjashtohet mundësia e shtrëngimit të mëtejshëm të masave për shkak të rritjes së numrit të infektimeve dhe viktimave. 

Mbrëmjen e së dielës, për Klan News kreu i ISHP, Albana Fico tha se asnjë masë nuk ka vlerë nëse nuk respektohet nga qytetarët./tvklan.al