“Nuk e dimë çfarë hamë, janë me kimikate”

Konsumatoret janë më të shpeshtë në tregun e fruta-perimeve të Kukësit, por skeptikë për atë çfare blejnë. Preferojnë të marrin pak gjëra dhe mundësisht të jenë prodhime të zonës.

Qytetarët ndihen të shqetësuar për ushqimet që u duhet të konsumojnë. U duken pa shije dhe nga viti në vit produktet humbin cilësi.

Tregtarët përpiqen që pjesën më të madhe të prodhimeve ta marrin në Kukeës. Pjesën tjetër të furnizimit thonë se e sigurojnë nga duar të sigurta, por edhe pse të tillë nuk marrin asnjë certifikatë sigurie për mallrat apo fletë analize që shoqërojnë prodhimet.

Në këto kushte konsumatoreët janë të orientuar të blejnë më shumë prodhime të Kukësit se sa ato që vijnë nga Lushnja apo Tirana.

Tv Klan ka ngritur në vijimësi shqetësimet e konsumatorëve për prodhimet vendase dhe për mungesën e reagimit nga ana e institucioneve përgjegjëse, të cilat duhet të garantojnë sigurinë ushqimore.

Tv Klan