Dalip Kullafi i ftuar në emisionin “Historia Ime” në Tv Klan ka hedhur akuza për prokurorët dhe mjekët lidhur me rastin e tij për aksidentin automobilistik në vitin 2004. Ai shprehet se 16 vite që endet gjykatave, por ende nuk i kanë dhënë të drejtë.

Ka që nga viti 2005, e deri në 2007 dhe akoma nuk ka përfunduar asgjë. Me kanë zhdukur të gjitha provat e Lushnjes, nuk na japin grafitë e para. Nuk ekziston më dosja ime e spitalit”, shprehet ai.

Kullafi shton se në spital kur ka shkuar nuk ka firmosur asnjë fletë dhe nuk ka rëndë dakord me asnjë doktor, por hedh akuza se i kanë mbyllur dosjen dhe kanë firmosur në emër të tij duke thënë se është vrarë vetë.

Si përfundim ata kishin shkruar sikur unë jam vrarë vetë, jam vrarë vetë. E kanë bërë këta mjeko-ligjorët e Tiranës. Gjoja sikur kisha rënë nga krevati, më tjetërsuan të gjitha”, thotë Kullafi.

Qytetari shprehet se ka nisur një betejë ligjore, por ende nuk ka përfunduar gjyqi, pasi po e zvarrisin./tvklan.al