Spanja është e zhytur në krizë politike dhe në një situatë të panjohur, pas shpalljes së pavarësisë nga parlamenti katalanas që u shoqërua menjëherë nga shkarkimi i presidentit Puigdemont dhe zinxhirit drejtues të rajonit.

Katalonja u zgjua këtë të shtunë nën tutelën qeverisëse të Madridit. Në pritje të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, qeveria spanjolle mori kontrollin e parlamentit dhe institucioneve kryesore në Katalonjë, duke shkarkuar mbi 150 funksionarë të lartë rajonalë. Në vend të Carles Puigdemont, kryeministri Rahoi emëroi zv/kryeministren, Soraja Saenz de Santamaria, një prej bashëkëpuntoreve të tij më të ngushta.

Mirëpo presidenti katalanas Puigdemont reziston dhe nuk e njeh vendimin e Madridit dhe ka bërë thirrje për mbledhjen e qeverisë rajonale. Mediat spanjolle raportojnë për mundësinë e arrestimit të Carles Puigdemont, me akuzën e rebelimit, një vepër penale që dënohet deri në 30 vjet.

Nga detyra u lirua edhe shefi i policisë katalanase, Mossos d’Esquadra, Josep Lluis Traper,o i cili është kthyer në një hero në Katalonjë për rolin që ka luajtur gjatë referendumit. Për të gjykata dha lirim me kusht dhe detyrim paraqitje.

Tensioni vijon të rritet në të gjithë vendin. Mbrëmja e së premtes u shoqërua me protesta të dhunshme në Barcelonë, ku dhjetëra mijëra kundërshtarë të pavarësisë u përleshën me policinë.

Këtë të shtunë manifestimet vijojnë edhe në qytete të tjera. Në Madrid, përkrahësit e Spanjës së bashkruar mbushën sheshet e kryeqytetit.

Përkrah Spanjës së bashkuar janë rradhitur edhe aleatët në Bashkimin Europian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidenti i KE, Jean-Claude Juncker përsërit thirrjen e tij se është kundër përçarjeve në Europë.

 

Tv Klan