Rama: 8 vite më parë shqiptarët i besuan të ardhmen Partisë Socialiste




Rama: 8 vite më parë shqiptarët i besuan të ardhmen Partisë Socialiste

08:40 23/06/2021

8 vite më parë, më 23 Qershor 2013, pas qeverisjes 8-vjeçare të demokratëve, zgjedhjet parlamentare i fitoi Partia Socialiste e udhëhequr nga Edi Rama.

Kryeministri ka kujtuar këtë moment përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku shkruan se “si sot 8 vite më parë shqiptarët i besuan të ardhmen e tyre Partisë Socialiste të Shqipërisë”.

Kujtojmë se Partia Socialiste ka fituar edhe mandatin e 3 qeverisës në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, duke u bërë e para forcë politike në historinë e Shqipërisë pluraliste që fiton 3 mandate rresht. /tvklan.al





Të ngjashme