Kryebashkiaku i Tiranës ka vazhduar me akuzat ndaj kreut të qeverisë gjatë hapjes së punimeve për rikonstruksionin e bllokut të banimit numër 22 në kryeqytet.

Edi Rama: “Unë dua t’i bëj një apel kryeministrit, që të mos bredhi nëpër Shqipëri për të inauguruar punë komunale që janë punët e kryetarit të bashkive të komunave dhe për të larë ose për t’u përpjekur më kot që të lajë duart nga problemet reale me të cilat ai duhet të merret pasi është koha që kryeministri të japi llogari për krizën e rëndë të çmimeve, për krizën e rëndë të prodhimit, për krizën e rëndë të papunësisë”.

Blloku i banimit ku do të shpenzohen mbi 176 milion lekë të ardhura të bashkisë, kufizohet nga rruga e Kavajës, “Muhamet Gjollesha”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe rruga “Irfan Tomini”. Ka një sipërfaqe prej 21.5 hektarësh dhe punimet pritet të përfundojnë pas 1 viti./tvklan.al

Gazetare: Daniela Kostandini