Kryeministri Edi Rama thotë se me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin ka mosdakordësi konceptuale për Ballkanin e Hapur.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Rama tha se kjo nismë është interes strategjik i kombit shqiptar.

Rama thotë se nuk e pranon dot idenë që Kosova është larguar nga tavolina e diskutimit, ndërsa Serbia është e pranishme.

Kemi një mosdakordësi konceptuale përsa i takon qasjes së politikës rajonale. Për mua Ballkani i Hapur është interes stratregjik i kombit shqiptar. Ballkani i Hapur është zbatimi i 4 lirive të BE. Ajo që është realizuar nga diplomacia jonë me Beogradin, Presidenti i Serbisë ka pranuar lëvizjen e lirë të njerëzve si pjesë e asaj që sot e quajmë Ballkani i Hapur. Procesi i Berlinit është pikërisht ky, por është shumë më i avashtë dhe që varet nga burokracia europiane. Ne nuk kemi nevojë që të na mbledhin. Ballkani i Hapur është duke u mbështetur shumë shpejt nga të gjithë. Kur ne pamë që Procesi i Berlinit filloi të zvarritej. Gjëja që nuk kuptoj është ky: dikur bëhej luftë për t’u ulur në tavolinë. Sot serbët janë në tavolinë dhe ikin kosovarët, kjo është e paimagjinueshme. Ballkani i Hapur nuk negociohet, nuk diskutohet, kjo do të bëhet”, deklaroi Kryeministri Rama.   /tvklan.al