Studentët nuk pranuan të uleshin në dialog pas ftesës që Kryeministri ju drejtoi një ditë më parë. Por për 110 minuta, Kryeministri u ktheu përgjigje dhe shprehu gadishmërinë për plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre madje, duke premtuar më shumë sesa përmban lista e tyre e kërkesave. Por Kryeministri thotë se gjithçka mund të ralizohet vetëm nëse ata pranojnë të ulen për të dialoguar për çdonjërën prej tyre.

Studentët kërkojnë përgjysmimin e tarifës së universitetit, por Rama edhe pse nënvizon se ajo nuk përcaktohet nga qeveria, propozon ulje edhe më të lartë se 50% dhe heqjen e saj për kategori të caktuara studentësh.

“Pse 50? Unë them më shumë. T’ia heqim fare atyre që vijnë nga familjet në nevojë. Si ta zgjidhim, me televizor? Ti bëjmë të gjithë njësoj? Jemi gati që të paguajmë nga taksat që të mbështesim studentët, ndaj duhet dialogu”.

Kryeministri bën përgjegjës rektorët për VKM-në që nxiti protestën.

“Në Maj u bë me propozim të vetë dekaneve, nuk ju është komunikuar studentëve. Nuk jua kishim borxh këtë gjë rektorëve dhe dekanëve. Ju s’keni burrërinë të dilni dhe të thoni që jeni ju që e keni bërë VKM dhe s’e keni konsultuar”.

Është i gatshëm t’i heqë përfaqësuesit e qeverisë nga Bordet e Universiteteve pavarësisht se ligji e parashikon.

“Jemi gati të shkarkojmë çdo përfaqësues të qeverisë. Nuk bëj asnjë lëvizje nëse nuk vini këtu”.

Ju jep përgjigje për Vettingun e pedagogëve pro dhe alternativa të tjera nëse zgjidhja që ofron nuk ju pëlqen.

“E keni kollaj t’i gjuani Linditës shishe, po s’keni ngritur njëherë zërin kur ju kanë poshtëruar. As bëj asgjë për ju nëse nuk vini këtu ta zgjidhim bashkë”.

Edhe për punësimin e studentëve, thotë se ka gati zgjidhjen.

“Gati projektligji për studentët me mesatare për t’u futur në administratë, 1 vit apo 3 vjetë eksperiencë”.

Projekti i konviktit mohon se është thjesht 3D.

“Projekt i konvikteve është real. I investon qeveria gjermane”.

Si një domosdoshmëri që nuk është parashtruar nga studentët, Rama thotë së është kampusi univeristar, projketi i te cilit është gati.

 “Bashkia e Tiranës ka kohë që po liron sheshin që është ‘tokë e xanun”.

Jo pak herë lë të kuptohet se protesta po përpiqet të kapet jo vetëm nga opozita, por dhe aktorë të tjerë që Kryeministri iu referohet me emrin “komshinjtë”.

Rama përsërit se autonomia e universiteteve e pengon qeverinë të ndërhyjë, por studentëve ju kërkon që të gjithë bashkë ta kthejnë këtë protestë në një moment për të ndryshuar cilësinë e universiteteve. Sa i takon dialogut, ai ju lë në dorë studentëve të zgjedhin për përfaqësimin, formatin apo vendin ku do të zhvillohet.

Tv Klan