Rama e nis ditën me Sharrën: Si e kishim me Saliun dhe si është me PS-në

Rama e nis ditën me Sharrën: Si e kishim me Saliun dhe si është me PS-në

08:55 20/10/2020

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një postim në rrjetet sociale në lidhje me Sharrën pas debateve për inceneratorët. Kreu i qeverisë bën një krahasim të Sharrës me qeverisjen e kaluar.

“Mirëmëngjes dhe me Sharrën dje, sot dhe së afërmi, si një pasqyrë e qeverive që kishim me Saliun, Lulin, Ilirin e Monikën, e qeverisjes që kemi sot me Partinë Socialiste dhe e Shqipërisë që duam nesër për fëmijët tanë, ju uroj një ditë të mbarë”, thotë Rama në një postim që e shoqëron me një video.

Kujtojmë që ditën e djeshme PD-ja dërgoi në SPAK një kallëzim ndaj Ramës, Ahmetajt, Veliajt, ish-ministrit Lefter Koka, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit  për inceneratorin e Tiranës. Ata akuzohen nga selia blu për shpërdorim detyre, pabarazi në tendera dhe grup i strukturuar kriminal. /tvklan.al





Të ngjashme