Politika është investim për të ardhmen, për Kryeministrin, i cili i fton të rinjtë lezhjanë që të votojnë kandidatin e Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit nëse duan të ndryshojnë vizionin e drejtimit të qytetit.

“Ata kanë vizion si leshi i dhisë”.

Në aktivitetin për pranimin e anëtarëve të rinj në radhët e FRESSH-it, Rama përmend të gjitha investimet publike që janë bërë ne këtë qytet.

Në aktivitetet publike ku Rama merr pjesë, nuk mungojnë asnjëherë batutat. Por kësaj here ajo ka ardhur nga deputeti i zonës Pjerin Ndreu, i cili nuk e kurseu ironin me ministren e Kulturës, thënia e të cilës për librat është bërë hit në rrjetet sociale.

Reston në vend të Kumbaros në një farë mënyrë ia ktheu Kryeministri. Edhe në takimin e Lezhës ashtu si në Kukës, Rama është pritur me protesta.

Tv Klan