Rama: Fundërrina të Universitetit po dizinformojnë studentët

Rama: Fundërrina të Universitetit po dizinformojnë studentët

12:12 08/01/2019

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e studentëve që rinisi ditën e hënë. Në një postim në Twitter, ai thotë se po dizinformohen studentët për paketën e tarifave.

Në këtë mënyrë, Kryeministri u ka bërë thirrje studentëve që të mos paguajnë më shumë se 50% të tarifës, sikurse u vendos nga qeveria.

Keta persona që po dizinformojnë, Kryeministri Edi Rama i quan “fundërrina të Universitetit”.

“Pengmarrësit që e degjeneruan protestën studentore në mbyllje dyersh me dhunë e në shfaqje rrugore të brutalitetit të injorancës, po përpiqen të dizinformojnë studentët lidhur me tarifat në bashkëpunim me disa fundërrina të universitetit! Askush të mos paguajë më shumë se 50%. Është miratuar në Dhjetor VKM për të paguar 50% të tarifave për të gjithë (100% për ata me 9/10 e me ndihme ekonomike+burse 10 mije lek)dhe qeveria do t’ua kalojë lekët direkt universiteteve një për një brenda janarit!Fryma e qëllimet e protestës janë tanimë pjesë e rrugës sonë”,

shkruan Kryeministri Edi Rama.

/tvklan.al

Të ngjashme
UKT