Rama inspekton investimet në Berat


Rama inspekton investimet në Berat

19:40 19/07/2021

Drejt përfundimit rruga panoramike e kalasë

Një sërë investimesh që janë në përfundim apo në proces në qytetin e Beratit janë inspektuar nga Kryeministri Rama. Një prej tyre është rruga e re e Kalasë që mundëson që zona me atraktive e këtij qyteti të mund të aksesohet që në hyrje të tij pa qenë nevoja të përdoret i vetmi kalim deri më sot i shtruar me kalldrëm.

Një tjetër investim është dhe ai për rehabilitimin e lagjes Goricë, që përfshin zgjerimin e rrugës, krijimin e një pedonaleje të re si dhe ndriçim e gjelbërim.

Rama vizitoi edhe projektin e përfunduar të vend-depozitimit të mbetjeve që i jep zgjidhje një problemi që përjeton Berati prej dekadash. Ndalesa e fundit ishte në fidanishten e një 29-vjeçari që ka përfituar nga fondet e IPARD.

Në krah të ambasadorit Soreca, Rama ritheksoi objektivin për 1miliard euro eksporte bujqësore në 2030-n.

Tv Klan







Të ngjashme