“Tani nuk kemi më asnjë justifikim dhe asnjë mënyrë se si të mund të dalim përpara njerëzve, nëse në verën e ardhshme këtu nuk kalohet. Kështu që, një korsi duhet të jetë e hapur patjetër. Punoni ditën, punoni edhe natën!”.

Për firmën që po kryen punimet në By-passin e Fierit nuk duhet të ketë gjumë. Kryeministri Rama ishte i drejtpërdrejtë edhe me drejtuesit ARRSH-së në mënyrë që ky segment të jetë funksional gjatë verës.

Edi Rama:

Kjo u bë si nyjë në fytin tonë për kaq shumë vite. E trashëguam nga një kontratë super mizerable, e bazuar në një ofertë të papërgjegjshme. Detyruam të prishnim kontratën dhe ta rifillojmë nga e para me bankën.

Për ministrin Damian Gjiknuri prishja e kontratës së parë ishte edhe çelësi i suksesit për rinisjen e punimeve në këtë segment rrugor.

Damian Gjiknuri: Kur hyet lirë dhe me oferta spekulante, rruga nuk mbaron kurrë. By-passi i Ferit është shembulli konkret.

Drejtuesit e punimeve u shprehën se deri më tani është kryer pothuajse 50% e volumit të përgjithshëm të punimeve, ndërsa projekti është financuar nga BERZH dhe BEI.

Tv Klan