Rama kujton bombardimet e NATO-s ndaj forcave serbe



Rama kujton bombardimet e NATO-s ndaj forcave serbe

09:14 24/03/2021

Kryeministri: Datë e pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar 22-vjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s ndaj bazave të forcave serbe në luftën ndaj Kosovës.

Në një postim në ‘Twitter” Rama shkruan se adresimi historik i presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës e bën 24 marsin një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

Në fjalimin e mbajtur në vitin 1999, Clinton shprehej se trupat serbe po bombardonin vendbanimet civile dhe po digjnin shtëpitë.

“Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”, shprehet Rama.

Klan News







Të ngjashme