Kryesocialisti Edi Rama, nga Fieri u tregua më i ashpër me ish-aleatin e tij qeverisës. Rama tha se ata çirren dhe bërtasin për të sulmuar reformat e ndërmarra gjatë 4 viteve qeverisje.

Ne kemi qeverisur në këto 44 muaj në një koalicion, jemi shumë krenar për punën si koalicion, sepse jemi krenar për reformat që kemi bërë. Mirëpo aleatët tanë jo vetëm që s’janë krenar por kanë filluar me çirrje, kërcënime dhe çfarë godasin, reformat tona. Pse i godasin, pse i kanë votuar, me sa duket se ajo që iu ka interesuar nuk kanë qenë reformat për të bërë shtet por pjesa e tepsisë në pushtet”.

Edi Rama është i bindur se për të çuar përpara reformat i duhet timoni qeverisës, ndaj dhe në Kashar përsëriti thirrjen në adresë të shqiptarëve që në 25 qershor të ndëshkojnë me votë partitë që sipas tij e kanë kthyer administratën shtetërore në tepsi.

Votën për Partinë Socialiste e kërkoi edhe për reformën në drejtësi, teksa iu kundërpërgjigj kreut të opozitës.

Pa sulmuar nuk la as planin ekonomik të kundërshtarit të tij politik.

Dhe kur flet për dështimin e Lulzim Bashës, si pikë reference ka Bashkinë e Tiranës të kryesuar për një mandat nga kreu i opozitës.

Akuzat ndaj aleatëve të vjetër si kurseu edhe nga mitingu elektoral në Lushnje.

Tv Klan