Rama në Ujësjellësin e ri të Krujës: Ujë i pijshëm 24 orë



Rama në Ujësjellësin e ri të Krujës: Ujë i pijshëm 24 orë

17:31 27/03/2021

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Ujësjellësin e ri të Krujës, që siguron ujë të pijshëm 24 orë përmes 8 vendburimeve.

Sapo kemi përfunduar investimin e ujësjellësit të Krujës për furnizimin me ujë të pijshëm. Ka koinciduar që para dy ditësh kemi marrë certifikimin e analizave nga laboratori. Uji është shumë cilësor dhe investimi është shumë i rëndësishëm për qytetin e Krujës. I premtuar prej shumë vitesh nga PD-ja, që do të furnizojë qytetin e Krujës, por këtë punë e bëmë ne. Madje, këto ditë në fushatë kam dëgjuar që do të bëjnë ujësjellësin për furnizimin me ujë të pijshëm të qytetit të Krujës. Puna që është bërë është mjaft cilësore, pasi ka qenë në terren shumë të vështirë”, shpjegon kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

Ndërtimi i ujësjellësit të ri t ëKrujës do të sigurojëpër 17.500 banorë, jo vetëm furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm, por njëkohësisht do të eliminojë humbjet dhe ndotjet e ujit në rrjet.

Projekti parashikon gjithashtu edhe mbulimin me ujë të pijshëm të zonës së Sarisalltikut.  /tvklan.al







Të ngjashme