Pas vendimit për të lënë në liri-dalje deri në orën 11:00 këtë të shtunë të moshuarit, Kryeministri Edi Rama ka bërë publik vendimin tjetër.

Kësaj radhe preken nënat me fëmijë deri në moshën 10 vjeç.

Kryeministri ka bërë të ditur se të djelë ata do të lejohen që të dalin deri në orën 11:00.

Megjithatë kjo duhet bërë sipas sida rregullave. Kreu i qeverisë thotë se fëmijët duhen mbajtur larg kontakteve me fëmijë të tjera, ndërsa nënat nuk duhen shoqëruar me njerëz të tjerë.

Ndërkohë baballarët dhe fëmijët mbi 10 vjeç duhet të qëndrojnë në shtëpi deri të hënën. Në shtëpi tashmë duhet të qëndrojnë edhe të moshuarit.

“Nesër në qendrat urbane do të dalin në këmbë deri në orën 11.00, vetëm nënat me fëmijë deri në 10 vjeç, Kujdes! Nënat duhet të mos shoqërohen me shoqe dhe fëmijët duhet të mbahen larg çdo kontakti me fëmijë të tjerë. Të gjithë ne baballarët, fëmijët mbi 10 vjeç dhe të moshuarit në shtëpi deri të hënën në orën 05.00”, shkruan kryeministri. /tvklan.al