Me socialistët e Maliqit, kryeministri Rama ndau arsyen e vërtetë që sipas tij e çoi Presdientin Meta të anulonte mbajtjen e zgjedhjeve në 30 Qershor. Shqiptarët i qetësoi se në 30 Qershor asgjë e thënë nga Presidenti nuk ka për të ndodhur. Rama ritheksoi edhe njëherë qëndrimin se zgjedhjet më 30 Qershor, do të zhvillohen.

Në takimin me banorët e Pogradecit, kreu i qeverisë foli sërish për përgjimet e publikuara nga gazeta Bild.

Një tjetër takim elektoral i kryeministrit ishte dhe ai në Pustec, ku banojnë minoritarë maqedonas. Rama tha se presidenti Stevo Pendarovski, në dallim nga kreu ynë i shtetit, po përpiqet për të anëtarësuar popullin e tij në BE. Kreu ynë i qeverisë lexoi dhe mesazhin e tij për banorët e Pustecit, ku vlerësonte marrëdhëniet mes dy vendeve.

Tv Klan