Rama: Prokuroria të zbardhë të vërtetën, opozita po nxit dhunë kundër mjekëve



Rama: Prokuroria të zbardhë të vërtetën, opozita po nxit dhunë kundër mjekëve

18:42 21/11/2020

Kryeministri Edi Rama në mesazhin drejtuar qytetarëve lidhur me akuzat e kreut të opozitës Lulzim Basha, i ka bërë thirrje Prokurorisë të hetojë dhe të tregojë të vërtetën.

Prokuroria e di vetë punën e saj, nëse e shikon të arsyeshme që të ndërhy në këtë maskaradë politike, askush nuk do e pengojë”, shkruan Rama.

Po ashtu kreu i qeverisë tha se për këtë denoncim do të ketë dhe një gjykatës tjetër që do jetë populli, duke iu referuar votës për zgjedhjet e 25 Prillit 2021.

Rama i trembet dhe një nxitje dhune kundër mjekëve, duke thënë se ata që kanë humbur të afërmit e tyre do mundohen të gjejnë fajtorët në radhët e bluzave të bardha.

Mund të nxitet dhuna e qytetarëve për mjekët pasi kanë humbur të afërmit. Në do ta vijojmë këtë luftë”, shtoi Rama.

Në fund u ka bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë rregullat dhe të shmangin mbylljen e vendit. “Ju lutem të gjithëve zbatoni rregullat, kontribuoni që të shmangi një mbyllje tjetër dhe mos dyshoni për asnjë informacion zyrtar dhe mos bini pre e frikës që u duan mish për topin e tyre të verbër”, tha kreu i qeverisë./tvklan.al




Të ngjashme