Kryeministri Edi Rama është përfshirë në debatet të fundit lidhur me vendosjen e policisë ushtarake në mbrojtje të perimetrit të sigurisë së “Aeroportit Nënë Tereza”, pas grabitjes me armë të së martës.

Kreu i qeverisë thotë se forcat ushtarake në aeroporte nuk janë një dukuri e pazakontë as për aeroportet më të mëdha të Europës.

Forcat ushtarake në aeroportet e Parisit, Venecias, Frankfurtit dhe Amsterdamit, janë vendosur ashtu si në plot vende të tjera të Europës dhe botës demokratike, si reagim ndaj akteve cënuese për sigurinë e infrastrukturave aeroportuale dhe qytetarëve që i përdorin ato. Ndërkohë beretat e kuqe të policisë sonë ushtarake janë vendosur thjesht në ruajtje të perimetrit të jashtëm të sigurisë

”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Kreu i ekzekutivit kishte edhe një mesazh për të gjithë ata që thonë se vendosja e policisë ushtarake në perimetrin e aeroportit është në shkelje me kushtetutën.

Prandaj kush flet për shkelje kushtetute, gjendje lufte, juntë ushtarake e marrëzira të tjera si këto, le të gjejë ndonjë arsye tjetër për të treguar se sa shumë i dhimbsen Kushtetuta dhe standardet demokratike

”, shkroi Rama. /tvklan.al