Teksa i ka kthyer përgjigje shqetësimit të një banori nga fshati Staravec i Divjakës se të mbjellat e fermerëve të zonës janë tharë për shkak të mosvënies në punë të pompës së ujit, si pasojë e kamatvonesave të energjisë elektrike, Kryeministri Rama i ka kujtuar të riut barazinë përpara ligjit për këdo që nuk paguan për shërbimin që merr.

“Nuk është punë kamatëvonesash, por mospagesash ndër vite. Energjia blihet nuk merret”.

Si dëshmi të vëmendjes së shtuar të qeverisë ndaj fshatit në rubrikën “Përgjigjia ime”, Kryeministri flet me shifra kur bëhet fjalë për investimet në bujqësi.

“Vetëm në Divjakë nga zerimi i TVSH përfitojnë 3.6 milionë Dollarë dhe kjo llogari është bërë për një kulturë”.

Parashikimet e Kryeministrit për këtë vit flasin për dyfishim të eksporteve bujqësore, që sipas tij pritet të arrijnë në vlerën e 300 milionë Eurove.

Tv Klan