“Nuk investonim dot më parë për shkak të borxheve”

Edi Rama krenohet se pa strategjinë e qeverisë së tij për investimet në energjitikë, humbjet në rrjet do të vazhdonin të ishin të larta.

Duke inspektuar një nga këto investime që po kryen në nënstacionin e Uzinës së Autotraktorëve në kryeqytet, ministrja Balluku dhe drejtori i OSHEE-së premtojnë se brenda këtij viti këto humbje do të shkojnë tek shifrat e premtuara.

“Në 7 vjet janë bërë më shumë se sa në dekada dhe kur mendoj se ku do ishim sot sikur këto që po bëjmë të ishin bërë hap pas hapi, është vërtetë për të vënë duart në kokë”,  u shpreh kryeministri Rama.

Në nënstacionin e Uzinës së Autotraktorëve, ku do të zëvendësohen kabinat dhe fiderat ekzistues, investimi i qeverisë sëbashku me Bankën Botërore kap vlerën e 13 milionë Dollarëve.

Tv Klan