RamaGjatë një fjale të mbajtur në Kuvend, Kryeministri Rama pranoi se reforma në sistemin energjitik nuk mund të bëhet me rritjen e çmimit të energjisë ndërsa pohoi se do të hiqet fasha prej 300 kW që deri tani ishte konsideruar si mënyrë për mbrojtjen e konsumatorëve.

Kryeministri tha se qeveria do të mbështesë familjet në nevojë dhe shtresën e pensionistëve të cilët nuk arrijnë ta paguajnë detyrimin që do të vijë nga heqja e fashës së 300 kW.

Rama premtoi se kjo masë do të diskutohet në Kuvend.

Sipas Ramës reforma energjitike nuk mund të bëhet duke rritur çmimin për ata që paguajnë por duke eliminuar vjedhjet me ndëshkimin e abuzuesve.

Të ardhurat në rritje që do të vijnë nga kjo reformë do të përdoren për ndërtimin e shkollave dhe spitaleve me standarde europiane.

Tv Klan