Kryeministri: Nuk ka nevojë për bisedime me opozitën për komisionet hetimore

Burimet njerëzore dhe shërbimet ndaj qytetarëve ishin objektivat kryesore, për secilin prej drejtuesve të pushtetit vendor. Prezencën e 6 kryebashkiakëve të djathtë, Edi Rama nuk e interpreton si çështje politike. Gjithsesi, nuk e fsheh ambicien për të ndikuar në qasjen e tyre partiake.

Kryeministri komentoi mundësinë e një marrëveshje me opozitën për të rikthyer normalitetin në Kuvend, këte herë me tone shumë më të buta. Sa i përket mundësisë për zgjedhje të reja në Himarë, Rama tha se nuk do të ketë një vendimarrje te tillë pa vendimin edhe të Apelit.

Reforma territoriale është në synimet e socialistëve, por jo në planet afatgjata. Shkodra, ambicia e plotësuar e socialistëve për t’u qeverisur do të jetë në fokus të disa prej projekteve të rendësishme.

Klan News