Kryeministri Edi Rama shprehet nuk është i bindur që babai i tij, Kristaq Rama, të ketë firmosur për varjen e poetit Havzi Nela.

Rama në një rrëfim të rrallë në “Opinion” në Tv Klan për gazetarin Blendi Fevziu tha se para se i mungon fjala e babait si dhe nuk është i bindur që ai të ketë firmosur, pasi e krahason nënshkrimin me disa nënshkrime të gjetura në librat e tij.

Blendi Fevziu: Ndërkohë ju thoni që pushteti ishte i largët, por babai i juaj ishte në një farë mënyrë pjesë e pushtetit, më shumë ka qenë dekor i pushtetit se ushtrues i tij, çfarë raporti keni pasur për babain.

Kryeministri Edi Rama:Im atë ishte komunist, ishte artist, skulptor. Si i tillë im atë ishte njeriu që punonte dhe krijonte në funksion të atij sistemi, tek i cili besonte.

Blendi Fevziu:Besonte tek ai sistem, kjo ishte pyetja.

Kryeministri Edi Rama:Besonte deri vonë, jo deri në fund. Por deri vonë besonte, nuk di ta them deri sa vonë besonte. Mendoj që besonte deri ne fund të viteve 70-të, fillim të viteve 80-të. Ishte njeri i përmbajtur, goxha i heshtur. Si pjesë e pushtetit nuk kishte asnjë lidhje me pushtetin. Të gjithë ata që nga të gjitha fushat e jetës, që përzgjedhin dhe vendoseshin në atë Kuvendin Popullor për të ngritur dorën në ato sesione parlamentarë që zhvilloheshin dy apo tre herë në vit se nuk e di dhe si i tillë ishte pjesë e atij dekori të madh. Nga pikëpamja e jetës së tij dhe punës së tij, zyrë të vetëm atelienë ku bënte skulpturat. S’ka qenë në asnjë pozicion tjetër.

Blendi Fevziu:Ndërkohë është shumë e njohur dhe ju i keni dalë në mbrojtje për rastin e Havzi Nelës që është bërë publike pas viteve 90’të, ku ai ka qenë një nga ata që ka firmosur dënimin me vdekje të Havzi Nelës.

Kryeministri Edi Rama:Në fakt unë as nuk i kam dalë në mbrojtje dhe as nuk ka bërë të kundërtën për rastin. Rastin e kam parë dhe është shumë i trishtuar në vetvete i atij individi. Historia e tij është komplekse, por nuk jam prononcuar në lidhje me këtë sepse më mungojnë dy element, e para mungon fjala e tim ati, rasti ka dalë shumë pasi ai kishte ndërruar jetë dhe rasti ka dalë në funksion të luftës politike me mua dhe nuk ka dalë në funksion të ndonjë dalje të ndritë të fakteve lidhur me të shkuarën, pra më mungon fjala e tij. Dhe e dyta me mungon bindja për atë firmë, nuk e kam bindjen për atë firmë. E kam parë dokumentin, por nuk jam ekspert, por firmën e tij e kam parë nga librat se ai i shënonte dhe nuk jam i bindur as për firmën. Nuk jam as për firmën e tij dhe më mungon fjala e tij, aq më pak pastaj jam i pritur të jem i nxituar në këtë aspekt se ata që e nxorën dhe ata që e kthyen në avaz në publik që për mua fabrikuan një dosje të tërë, gjyqi të ndarjes me nënën e Gregut, ku arritën deri aty sa sikur unë në gjyq kisha akuzuar nënën e djalit tim, se djali im ishte djali i babait tim.

Blendi Fevziu: Është në dosje e publikuar në shtyp…..

Kryeministri Edi Rama: Është një dosje e fabrikuar 100% dhe është provuar 100% për shkak se materialet e gjyqit janë aty se gjyqi ka qenë një seancë pajtimi dhe pas asaj seance kanë shkuar avokatët dhe nuk ka asnjë problem./tvklan.al