Rama takohet me princin saudit: Dakordësi për të mbledhur Komitetin e Përbashkët të 2 vendeve


Rama takohet me princin saudit: Dakordësi për të mbledhur Komitetin e Përbashkët të 2 vendeve

12:25 11/09/2021

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Princit Faisal Bin Farhan Al Saud. Kreu i qeverisë shqiptare tha se është rënë dakord për të mbledhhur komitetin e përbashkët në mënyrë që të thellohet bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve.

“Kjo vizitë është një një shenjë e drejtpërdrejtë që gatishmëria dhe dëshira e miqve tanë ssauditë për të thelluar bashkëpunimin me Shqipërinë është e madhe. Ne jemi shpresëplotë që vizita e tij është hapja e një kapitulli për takimet bilaterale. Sot i ripërsërita ftesën për të pritur këtu Princin e Kurorës. Besoj që tani më jemi në kushtet kur mund të shohim me optimizëm mundësitë e investimeve, të rritjes së volumit tregtar, bashkëpunimit ekonomik në tërësi. Ramë dakord me Princin Faisal për të mbledhur Komitetin e Përbashkët, që u mblodh në 2019, për të adresuar prioritetet në funksion të thellimit të bashkëpunimit ekonomik. Dua ta ritheksoj që Arabia Saudite e ka njohur Republikën e Kosovës dhe ka qenë një nga mbështetëset të të gjitha përpjekjeve tona të kandidaturave të Kosovës në institucionet ndërkombëtare, zëri i tyre është me shumë peshë. Dua ta falënderoj mikun tonë edhe për angazhimin tij për t’i dhënë një shtysë rritjes së komunikimit mes kompanive në funskion të interesave të ndërsjellta për të rritur volumin e shkëmbimit tregtar“, tha Rama./tvklan.al








Të ngjashme