380 mjekë e infermierë do të ketë të punësuar spitali i ri i Fierit që po ndërtohet nga Turqia. Kryeministri Edi Rama ishte atje për të parë ecurinë e punimeve. Mësohet se për ndërtimin e këtij spitali aktualisht po punojnë mbi 650 punonjës ndërsa numri i tyre pritet që të rritet brenda dy javëve dhe të shkojë në 800.

Kreu i qeverisë deklaroi se 50 persona të stafit do të jenë nga Turqia. Ai u shpreh se në fund këta persona do të lenë pasuesit e tyre shqiptarë duke transferuar të gjitha dijet e tyre për sistemin shëndetësor. Rama tha se spitali i Fierit do të jetë projekti pilot ku do të zbatohet autonomia spitalore. Vetëm në këtë mënyrë sipas tij mund të shpëtohet nga abuzuesit.

“Janë 50 personel që vijnë nga Turqia, menaxherë, shefa pavijonesh, kryeinfermierë dhe mjekë të specializuar dhe janë 380 punonjës në total, 320 do rekrutohet staf shqiptar. Stafi i shërbimeve do rekrutohet nga zona, pastaj për mjekët dhe infermierët do bëhet një rialokim, por menaxhimi turk do të bëjë përzgjedhjen në bazë të një testi special që do ta bëjnë vetë ata për të thënë kush duhet të hyjë këtu. Kjo do të jetë një fazë e ndërmjetme ku ata do të transferojnë të gjithë dijen. Pranë menaxherit turk do të qëndrojë një skuadër e vogël ndihmës menaxherësh shqiptarë që do marrin atë. Pastaj do jetë ai që do thotë këtë keni gati për drejtor. Po kështu me shefat e pavijoneve, infermierët etj. Do të jetë një skemë fantastike e transferimit të dijes dhe këtë model këtu që do ta implementojmë siç e kanë ata do ta shtrijmë pastaj me autonominë spitalore që do ta përdorim këtu si pilot që pagat të jenë paga që varen nga performanca, nga kontributi jo të gjithë njësoj që gjithë skema e transparencës siç e kanë ata. Edhe ata kur filluan të mbushur me Tire e kanë pasur sistemin shëndetësor. Filluam me infrastrukturën, sistemuam gjithë linjat e furnizimit, sistemuan depot pastaj hynë tek Tiret se ndryshe në atë kaos siç ishte nuk bën autonomi spitalore dhe pa autonominë spitalore nuk shpëton dot nga tiret. Në bazë të kësaj gjithë spitalet do t’i çojmë në këtë drejtim”, tha Rama./tvklan.al