Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar të hënën një vizitë jo zyrtare në Malin e Zi. Është media malazeze “Vijesti” ajo që ka publikuar detaje nga takimet e Ramës.  

“Vijesti” shkruan se referuar burimeve gjatë vizitës së tij jozyrtare në Malin e Zi, Edi Rama është takuar me Presidentin e Malit të Zi Milo Gjukanoviç, por dhe me politikanin shqiptar Nik Gjeloshaj.

Edi Rama dhe Milo Gjukanoviç

Më tej kjo media shton se zyra e Presidentit nuk ka dashur të komentojë takimin, por shtohet se Rama pas një dreke me Gjukanoviç ndaloi dhe në Tuz, ku zhvilloi një takim me Nik Gjeloshaj.

Sipas “Vijesti”, Rama nga politikanët shqiptarë takoi vetëm Gjeloshajn në një resotorant për më shumë se një orë. Vetë Gjeloshaj konfirmoi takimin me kryeministrin shqiptar duke thënë: “Po, ne u takuam sot dhe biseduam. Unë nuk mund t’ju them asgjë më shumë se kaq”.

Nga ana tjetër po kjo media pretenton se “tema e takimit ishte procesi paszgjedhor dhe formimi i një mazhorance të re në Malin e Zi”./tvklan.al