Ironizon premtimin e Bashës për heqjen e tarifës në Rrugën e Kombit

“Kë zgjidhni ju, këtë këtu që punon i ngarkuar apo atë rri aty”. Pa pasur as më të voglin kompleks te krahasohet me këtë kafshë, kryeministri mendon se zgjedhja është e thjeshte në 25 Prill mes atij që punon dhe kundërshtarëve që flenë.

“Më çuan një video qe flinte gjumë, aty tek hyrja e Tiranës, që po bëhet një hyrje e re. Të gjithë vonohen nga pak, por fle në drekë është problem i madh nuk ke çfarë i bën. Monitoron gjumin tim thotë, fle gjumë rrugëve të sheh e gjithë Shqipëria”.

Po ashtu ka vijuar dhe në takimin elektoral në Berat të flasë për diferencën që ekziston mes 2 grupimeve politike e që po del qartë në këtë fushatë. Dhe ju kujton shqiptarëve së çfarë do të humbasin nëse e shikojnë Lulzim Bashën si alternativë qeverisëse.

“Dy gjëra që do prishin ata që në fillim, e para do prishin gjithë këtë proces vaksinimi. të jeni të sigurt. Dhe tjera që do të mbetet edhe njëherë pezull është rindërtimi”

Ironizon premtimin e Bashës për heqjen e tarifës së kalimin në rrugën Durrës- Kukës.

“Të hiqet trau dhe të fillojë prapë nga e para rënia e gurëve, rënia e dheut dhe bllokimi i rrugëve nga dëbora”.  

Edhe pse e sulmoi presidentin Meta që së bashku me ish-kryeministrin Berisha thotë se janë luftëtarët e anti-reformës në drejtësi, Rama foli me keqardhje për perçarjen e të majtës që kur janë bashkë kanë bërë shumë gjëra të mira por kur janë ndarë kanë sjellë kosto për vendin, e këtë e thotë pasi Nasip Naço që la LSI-në për t’iu bashkuar PS bëri meacupla për votat që i kanë marre kësaj force.

“Është momenti kur ne ribashkojmë të majtën dhe unifikojmë të gjithë qytetarët që e kanë zemrën majtas”.

I njeh kontributin gazetarit të TV Klanit Blendi Fevziu për ciklin e emisioneve për promovimin e zonave turistike të Shqipërisë që sipas Ramës janë faqe e ndryshuar e qeverisë së tij.

“Shyqyr që Blendi Fevziu që doli nga studio dhe pa Shqipërinë”.

Tv Klan