Ylber Ramadani po jep maksimumin që Leçe të qëndrojë në Serie A. Mesfushori shqiptar është aktivizuar në 30 ndeshje dhe ka munguar vetëm kur ka qenë i pezulluar për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë. Suksesi me Empoli javën e kaluar ka shtuar besimin te Ramadani dhe skuadra dhe kërkohet fitore edhe me Sassuolo të shtunën, një tjetër ekipit që luan për të mos rënë nga kategoria.

“Fitorja në këtë ndeshje është e rëndësishme, pasi luajmë ndaj një rivali direkt për mbijetesë. Javën e kaluar ne fituam, ndërsa të tjerët barazuan. Unë kur hyj në fushë kam besim dhe nuk i frikësohem. Jam maksimumin për ekipin. Tani po mendoj për mbijetesën me Leçe dhe më pas do ta kem mendjen te Europiani me Shqipërinë”.

Leçe është në vendin e 13, por 5 pikë larg zonës së rënies. Serie A ka ende 6 javë për të zhvilluar.   

Tv Klan