Rasti i grevës së dështuar të kontrollorëve në Poloni



Rasti i grevës së dështuar të kontrollorëve në Poloni

14:21 08/04/2021

Pagat u ulën me 23.5% dhe stafi u reduktua ndjeshëm

Pandemia SARS-CoV-2 e përhapur në të gjithë globin paralizoi shumë industri, përfshirë aviacionin civil ku rreth 46 milionë vende pune u rrezikuan dhe janë rregjistruar miliona euro humbje për kompanitë dhe aeroportet.

Sipas autoritetit Europian të Aviacionit, Eurocontrol, trafiku ajror ka rënë me 65%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe në Poloni, trafiku ajror u ul me gati 60%. Si rezultat të ardhurat e Agjencise Polake të Shërbimeve të Navigacionit Ajror, që punëson dhe trajnon kontrollorë civilë të trafikut ajror, u ulën ndjeshëm pasi ky institucioni jeton vetëm nga të ashtuquajturat tarifat e fluturimit dhe ato tranzit të paguara nga transportuesit ajrorë. 

Në Poloni nga data 1 Janari 2021, pagat e kontrollorëve u ulën me 23.5% si pasojë e rënies së trafikut ajror për shkak të pandemisë.

Agjencia Polake e Shërbimeve të Navigacionit Ajror vendosi procedura të reja. Nga Prilli i vitit 2020, hyri në fuqi një sistem pune i cili zvogëloi numrin e kontrollorëve në detyrë në kullën e kontrollit të trafikut ajror. Sindikata e kontrollorëve të trafikut ajror nuk e pranoi dhe i bëri thirrje menaxhimit të Agjencisë Polake të Navigacionit Ajror, për të shfuqizuar sistemin e ri të operacioneve me Single Person ose një person të vetëm.

Kontrolloret paralajmëruan protestë sepse sipas tyre sistemi i ri rriste probabilitetin e një gabimi nga inspektori dhe e bën të vështirë për të, që të zbulojë dhe korrigjojë shpejt gabimin, gjë që mund të çojë në një aksident. Por, Sistemi i Operacioneve Single Person përdoret në Gjermani dhe Hungari edhe pse numri i fluturimeve është shumë më i madh se në Poloni dhe situata monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

Agjencia Polonike e Shërbimeve të Navigacionit Ajror propozoi të lidhte marrëveshje për të ulur kostot e personelit, në përputhje me legjislacionin në këtë fushë. Por kontrollorët të përfaqësuar nga sindikata nuk ranë dakord.

Momenti i luftës për pagat nga kontrollorët në këtë periudhë u zgjodh gabimisht. Nuk ishte e drejtë që të mbyllej trafiku ajror në Poloni me një grevë të pa motivuar në kushtet e një niveli kaq të ulët fluturimesh.  Shpresoj që Polonia nuk do të ketë më nevojë të përdorë zgjidhje të tilla radikale.

Mediat polake përmendin gjithashtu se në Shtetet e Bashkuara, në një situatë të ngjashme, të gjithë punonjësit u pushuan nga puna dhe kontrolli i trafikut ajror i’u besua kontrolluesve ushtarakë. 

Klan News







Të ngjashme