“Akt i rrezikshëm me pasoja të paparashikueshme për vendin”

Opozita e bashkuar e ka quajtur një plan diabolik marrëveshjen që kryeministri Rama arriti me opozitën parlamentare për të ndryshuar kushtetutën në 30 Korrik.

Në një njoftim për mediat, thuhet se “ndryshimi i njëanshëm kushtetues për ndalimin e koalicioneve zgjedhore zhbën të dyja marrëveshjet politike për zgjedhjet, atë të 14 Janarit dhe atë të 5 Qershorit”.

“Akti i sotëm është dëshmi e planit diabolik të Edi Ramës që të miratojë fillimisht për fasadë Marrëveshjen e 5 Qershorit, të vërë në lojë partnerët tanë strategjikë, SHBA dhe BE dhe vetëm 1 javë më vonë ta zhbëjë marrëveshjen me ndryshime të njëanshme kushtetuese, që ndalojnë koalicionet si subjekt zgjedhor.

Zhbërja nga Edi Rama i marrëveshjeve të 14 Janarit dhe 5 Qershorit përbën një akt të rrezikshëm me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e vendit”.

Në deklaratën e opozitës ky konsiderohet si një akt i paprecedentë në 30 vite pluralizëm.

Tv Klan