Real Madrid fiton me përmbysje


Real Madrid fiton me përmbysje

12:43 27/09/2020

Suksesi i 100 për Zidane në La Liga

Real Madrid mori fitoren e parë në këtë sezon të La Liga dhe e 100 për Zinedine Zidane si trajner i Los Blancos në kampionat. Një sukses 3-2 me përmbysje në fushën e Betis ku emocionet nuk munguan në sfidën e luajtur të shtunën.

Madrilenët shënuan të parët në të 14’ me Valverde, por vendasit realizuan 2 herë brenda pak minutave para se të mbyllej pjesa e parë me Mandi dhe Ëilliam Carvalho.

Revanshi i madrilenëve ishte në pjesën e dytë. Fillimisht u ndihmuan nga autogoli i Emerson në startin e pjesës së dytë, i cili më vonë u ndëshkua me karton të kuq duke ia bërë më të lehtë kundërshtarëve.

Pak minuta para fundit kapiteni Sergio Ramos realizoi me 11-metërsh, pas disa përpjekjeve të shokëve të ekipit. Një fitore që jep shtysë për të parë më tej për Real Madrid që duhet të mbrojë titullin kampion.

Tv Klan



Të ngjashme