Reali i Madridit arriti të kualifikohet në turin tjetër të Kupës së Mbretit. Në ndeshjen e dytë me Fuenlabrada madrilenët barazuan 2-2 por në përballjen e parë kishin fituar 2-0.

Barazimi me modestët e Fuanlabrada gjithsesi tregon se Plani B i Zidane, ekipi i rezervave nuk funksionon. Sipas mediave spanjolle nëse në lojë nuk do të ishte aktivizuar Bale që e nisi nga stoli, në Bernabeu mund të ishte përjetuar edhe një dramë.

Ekipi B nuk po tregon garancitë që kërkohen prej tij. Me ngarkesën që Real do të ketë në disa kompeticione rreziku për reflektimin e lodhjes së lojtarëve është i lartë. Kjo ndoshta ishte ndeshja, e cila tregoi qartë se ekipi duhet të përforcohet në merkaton e dimrit.

Në takimet e tjera të kupës së mbretit, u kualifikuan Levante, Celta Vigo, Leganes dhe Numancia. Kjo e fundit eliminoi Malagën.

Tv Klan