Fërshëlleu fundin e takimit pak para golit ndaj Valencia

Te Real Madrid janë të inatosur me arbitrin Jeus Gil Manzano, i cili i mohoi fitoren në fushën e Valencia për 1 sekondë. Kryesori i sfidës të zhvilluar mbrëmjen e së shtunës në stadiumin Mestalla, fërshëlleu fundin e takimit pak para se goditja e Bellingam të prekte rrjetën, duke e mbyllur në barazim 2 – 2.

Arbtri i katërt kishte dhënë 7 minuta shtesë, por ndërhyrja e sistemit VAR në dy raste e zgjati takimi, por jo aq sa madrilenët t’i gëzoheshin golit të suksesit. Lojtarët e Real shpërthyen në protesta madje autori i golit të mohuar Jude Bellingam u ndërshkua me karton të kuq dhe do të mungojë ndaj Celta Vigo.

Trajneri Carlo Ancellotti i cili pak muaj më parë e vlerësoi Manzano, pas këtij vendimi ka kritika.

Carlo Ancellotti: Ndodhi diçka e paprecendentë, pasi e kishim ne topin në zotërim pas grushtimit të portierit. Mendoj që loja duhej ndaluar nëse do ta kishte topin Valencia. Në këtë rast ka gabuar.

Gazeta madrilene “Marca” u hap me titullin: Skandal në Mestalla. Duket se kjo çështje do të vijojë gjatë. Real Madrid kryeson renditjen në La Liga me 66 pikë pas 27 javësh.

Tv Klan