Bordi i drejtoreve të Real Madrid e mori vendimin. Julen Lopetegui shkarkohet pas vetëm 14 ndeshjesh si trajner i ekipit të parë. Ishte paralajmëruar edhe me herët se rezultati në El Clasico do të vendoste të ardhmen e tij dhe në fakt ashtu ndodhi. Pas humbjes shpërfytyruese 5-1, shkresës për shkarkim të përgatitur më parë iu vu vula.

Skuadra do të drejtohet përkohësisht në disa ndeshje nga Santiago Solari. Ish mesfushori i Los Blancos dhe aktualisht trajner i Kastijas do të marrë drejtimin deri sa të gjendet një trajner që të plotësojë kriteret e kërkuara për një skuadër që pretendon të gjithë trofetë e mundshëm të sezonit.

Favoriti deri tani ishte italiani Antonio Conte. Por pas negociatave të kësaj të hëne, kandidatura e tij bie për shkak të mos rënies dakord mbi kohëzgjatjen e kontratës. Real i ofroi atij pjesën e mbetur të këtij sezoni plus një tjetër vit, ndërsa ish-trajneri i Chelsea kërkoi dy vite më shumë. Mediat spanjolle shkruajnë se brenda dy javëve të ardhshme, Real do të ketë trajnerin e ri.

Tv Klan