Barku i sheshtë është ëndrra e shumë njerëzve. Përveç ushqyerjes së duhur në 3 vaktet e ngrënies, një ndihmë të madhe në këtë drejtim mund të japë edhe smoothie.

Sot po ju sjellim recetën për një smoothie me bazë karotën dhe jonxhën.

Përbërësit

3 karota

1 selino

1 grusht jonxhë

1 thelb hudhër

½ e kupës ujë

Të gjithë përbërësit hidhen në mikser sëbashku me ujin dhe grihen për disa minuta.

Pasi të ketë arritur trajtën e duhur, pija është mirë të konsumohet me barkun bosh, rreth 30 minuta para mëngjesit./tvklan.al