Recetat mahnitëse të çajit detoks për të rritur metabolizmin dhe për të humbur peshë

A cup of tea,brown sugar,honey and lemon on concrete background. Top view, copy space


Recetat mahnitëse të çajit detoks për të rritur metabolizmin dhe për të humbur peshë

19:58 21/02/2021

Kush nuk i pëlqen të pijë në një filxhan të ngrohtë çaji në mëngjes dhe në mbrëmje? Çaji është një nga pijet më të dashura në të gjithë botën.

Përmbajtja e kafeinës në çaj është gjithashtu një burim i mirë energjie. Çaji juaj  mund t’ju ndihmojë të hiqni qafe dhjamin e barkut, mjafton t’i hidhni disa përbërës që gjenden lehtësisht në kuzhinën tuaj.

Ju mund t’i pini këto çajra në çdo kohë të ditës dhe të jeni të sigurt se ato do t’ju ndihmojnë të hiqni kilogramët e tepërt. Detoksifikimi është gjithashtu shumë i rëndësishëm për të gjithë njerëzit të pasi i ndihmon të heqin qafe toksinat e dëmshme nga trupi.

Xhenxhefil, çaj jeshil dhe limon për humbje peshe

Receta e parë e çajit për humbje peshe është një nga më të preferuarat dhe më themeloret për të filluar ditën tuaj. Ju duhen shumë pak përbërës për këtë çaj të mrekullueshëm detoksi.

Përbërësit e kërkuar:

1. Çaji jeshil

2. Lëng limoni

3. Pak xhenxhefil të grirë

Si ta përgatisni këtë çaj

Merrni një tenxhere dhe shtoni një filxhan ujë. Lëreni të vlojë dhe shtoni pak xhenxhefil të sapo grirë. Ziejeni atë për disa minuta dhe fikni zjarrin dhe shtojini çajin jeshil. Kur ta hidhni në filxhan shtoni dhe lëng limoni të freskët. Mund të shtoni edhe disa pika mjaltë për shije por jo sheqer.

Çaj jeshil me mente për djegien e dhjamit në bark

Gjethet e mentes janë jashtëzakonisht të mira për dikë që po përpiqet të humbasë peshë. Ju mund ta gjeni këtë barishte pothuajse kudo dhe është shumë efektive në djegien e dhjamit.

Përbërësit e kërkuar:

1. Gjethe nenexhiku të freskët

2. Piper kokërr

3. Shurup mjalti ose panje (opsionale)

Si ta përgatisni këtë çaj detoksi

Hidhni në një tenxhere me ujë gjethet e mentes, ziejini më pas hidhni kokrrat e piperit, lërini të vlojnë për 5-10 sekonda dhe më pas kullojeni ujin. Mentja dhe kokrrat e piperit ndihmojnë gjithashtu në tretjen. /tvklan.al






Të ngjashme