David Beckham i ka bërë thirrje britanikëve  që të votojnë për të qëndruar në Bashkimin Evropian, duke thënë se Britania e Madhe duhet të “përballet me problemet e botës së bashku dhe jo vetëm”.

david

Ish-futbollisti i njohur si dhe Ambasadori i Unicef, ka theksuar se njerëzit duhet të mendojnë për fëmijët dhe nipërit e tyre para votimit të së enjtes, duke thënë se përvoja e tij e të luajturit në të gjithë Evropën e ka futur atë në rëndësinë e një “bote të gjallë dhe të lidhur”. Ndërkohë, Victoria Beckham ka akuzuar përkrahësit për largimin nga Unioni Evropian ku sipas saj ata janë përpjekur të “keqpërdorin” komentet që janë bërë në të kaluarën në lidhje me Evropën.

david 1

BBC, ka bërë të ditur se Mbretëria e Bashkuar do të votojë nëse do të qëndrojë apo do të braktisë Bashkimin Evropian të enjten. Ish-futbollisti ka komentuar në rrjetin e tij social, Facebook, se e ardhmja e Mbretërisë së Bashkuar do të jetë më e mirë nëse ajo qëndron në BE dhe se gjithsesi respekton ata që dëshirojnë largimin nga BE.

Ai shtoi: “Kam qenë i privilegjuar për të luajtur në Madrid, Milano dhe Paris me shokët nga e gjithë Evropa dhe Bota”. Bashkëshortja e David Beckham,Victoria ka thënë se ajo ndau pikëpamjet e burrit të saj duke sulmuar fushatën “Leave.EU”, pasi kjo fushatë ka postuar një mesazh në Twitter duke sugjeruar se ajo besonte se burokratët e BE-së kishin “shkatërruar” “identitetin kombëtar dhe individualitetin” e Britanisë së Madhe.

Megjithatë Victoria Beckham ka thënë:”Më duhet të them me forcë se komentet e mia nuk duhet të keqpërdoren në këtë vend, unë besoj në vendin tim. Unë besoj në një të ardhme për fëmijët e mi, ku ne jemi më të fortë së bashku dhe do të mbështes fushatën e të qëndruarit në BE”.

Ndërkohë, mbështetësi i fushatës “largimi nga BE” ka thënë për BBC se ai ka mbështetjen e ish-futbollistëve ndërkombëtarë si Sol Campbell dhe John Barnes, dhe ka shtuar duke qeshur se të jesh mbështetës i qëndrimit në BE, të bën humbës.

/tvklan.al