I kërkon parlamentit të votojë projektligjin e kontestuar

Pavarësisht protestave të shumta nga mësuesit dhe studentët në rrugët e Greqisë kundër reformës së arsimit, kryeministri Kiriakos Mitsotakis thotë se ligji është shumë i nevojshëm.

Ai madje i kërkoi parlamentit të miratojë këtë projekt-ligj që i hap derën institucioneve arsimore që do të funksionojnë si degë të universiteteve të huaja.

“Sot më shumë se 40,000 grekë studiojnë jashtë vendit. Po ikën truri i shoqërisë dhe pikërisht kjo është arsyeja pse ne duam të mbushim këtë boshllëk duke lejuar që të rinjtë tanë të studiojnë në universitete të besueshme ndërkombëtare pa u detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.”

Kjo reformë e qeverisë konservatore nuk është mirëpritur nga studentët të cilët thonë se një vendim i tillë do të zhvlerësojë diplomat nga universitetet publike të Greqisë dhe do të reduktonte më tej fondet shtetërore për arsimin publik.

Megjithatë, Mitsotakis thotë se reforma do të rrisë konkurrencën brenda arsimit të lartë.

Pavarësisht kundërshtimit të fortë, projektligji ka të ngjarë të miratohet pasi qeveria konservatore ka mbështetjen e 158 deputetëve në parlamentin prej 300 vendesh.

Klan News