Pas konferencës para mediave tashmë të mbajtur për çdo të premte, presidenti i vendit Ilir Meta e ka theksuar edhe një herë mesazhin e tij sa i takon Reformës në Drejtësi.

Meta në një mesazh të shkurtër të bërë publik  në rrjetin social Facebook, shprehet se është i vendosur për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet, për

të implementuar të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Meta e sheh këtë si të vetmen rrugë për të ecur përpara Shqipëria.

“I vendosur për të qenë gjithmonë bashkëpunues me të gjitha institucionet, siç kam qenë përherë, në mënyrë që në Shqipëri reforma në drejtësi të fitojë shpejtësinë e humbur dhe njëkohësisht të rifitojë besimin e qytetarëve. Implementimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias është e vetmja rrugë për të ecur përpara”. /tvklan.al