Zyrtarizohet një tjetër koalicion për zgjedhjet e 6 Tetorit në Kosovë. NISMA e Fatmir Limajt është regjistruar në Komisionin Qëndror të Zgjedhje në koalicion me partinë Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë.

Kandidati për Kryeministër nga ky koalicion do të jetë Fatmir Limaj.

Në një postim në Facebook, Limaj shkruan se “ky do të jetë koalicioni fitues”.

“Boshti politik i përbërë nga NISMA, AKR dhe PD sapo aplikoi në KQZ për të garuar bashkërisht në zgjedhjet e 6 Tetorit. Ky koalicion është koalicioni më stabil dhe determinues i këtyre zgjedhjeve. Koalicion fitues. Koalicion i zhvillimit, i cili do t’i adresojë shqetësimet e qytetarëve të Kosovës. Na priftë e mbara”, thotë Fatmir Limaj.

Afati për regjistrimet e koalicioneve në zgjedhje e parakohshme në Kosovë është deri në mesnatë. /tvklan.al