Ditët e para me Edy Reja kanë sjellë ndryshim në humorin e kuqezinjve. Një veteran si Migjen Basha, pjesë e Kombëtares prej periudhës së De Biasit, thotë se Reja me përvojën e tij po ua bën më të lehtë.

“Me trajnerin Reja po ndjehemi më të lirë, nuk është që po e bëj fajtor Panucci. Për momentin është një trajner që të le më të lirë dhe të shohim pas rezultateve”.

Migjen Basha sqaroi se këto ditë nuk është punuar shumë në aspektin taktik, por për të ruajtur formën fizike. Për ndeshjet e Qershorit kuqezinjtë duan të marrin sa më shumë pikë për të fituar terrenin e humbur.

“Është me rëndësishme të marrim pikë me Islandën dhe Moldavinë. Rezultatet do të na rrisin moralin, se me sa po shikoj ka humbur pak entuziazmi”, thotë Migjen Basha.

“Na duhen pikë në këto ndeshje”, shprehet Kastriot Dermaku.

Shqipëria pas 2 takimeve të para në grupin kualifikues të Euro 2020 ka 3 pikë të marra ndaj Andorës.

Tv Klan