Rekord i ri, 767 raste dhe 8 viktima nga COVID-19 në Kosovë



Rekord i ri, 767 raste dhe 8 viktima nga COVID-19 në Kosovë

15:26 12/11/2020

Situata e COVID-19 në Kosovë sa vjen e përkeqësohet. Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar edhe 767 raste të reja nga COVID-19, pas 2.178 testeve të kryera.

Ndërkohë raportohet se kanë humbur jetën dhe 8 pacientë të tjerë nga COVID-19.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 vdekjeje me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 4 raste (87, 84, 61 dhe 60 vjeç), Gjilan 2 raste (89, 77 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç).

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 186 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16 mijë e 685 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9 mijë e 418./tvklan.al






Të ngjashme