Kriptomonedha e parë në botë u rrit mbi 21% gjatë javës së kaluar

Çmimi i monedhës virtuale Bitcoin arriti një nivel të ri historik mbi 69 mijë Dollarë ditën e sotme, pasi u rrit më shumë se 5% në 24 orët e fundit.

Kriptomonedha e parë në botë u rrit mbi 21% gjatë javës së kaluar për të thyer rekordin e çmimit më të lartë të të gjitha kohërave prej 68,990 dollarësh, i cili u regjistrua në bursën Coinbase më 10 Nëntor 2021.

Kriptovaluta Bitcoin arrin rekord, dhe vlerësohet 69 mijë USD. Pas një rënie të ndjeshme, valuta digjitale ka fituar serish pikë gjatë ditëve të fundit, duke arritur dhe kaluar rekordin e mëparshëm të nëntorit 2021, ku shënonte 68.982 USD, ndërsa sot, u shënua rritja e rradhës me 5%, që e katapultoi në 69.200 USD.

Sipas JP Morgan, pas një pauzë në janar të vitit 2024, interesi për criptovalutat u rrit ndjeshëm në muajin shkurt, pasi investimet në Bitcoin u bënë të diponueshme për një gamë më të gjerë investitorësh.

Sipas Coin Metrix, në krahasim me një javë më parë, kriptomonedha shënon një rritje me 21%.

Ndërkohë sipas të dhënave macro nga SHBA dhe ndryshimeve të Federal Reserve, rritje ka pësuar duke tejkaluar rekordin e dhjetorit 2023 edhe floriri, me 21%, duke shënuar 2.145 për një kallëp ari, nga 2135 që ishte rekordi i mëparshëm.

Klan News