Reperi Akon ka zbuluar planet e tij për të ndërtuar një qytet në Senegal, që do të ketë një monedhë të quajtur “Akoin” sipas emrit të tij.

Faqja e internetit

Akoin

thotë se qyteti, pranë kryeqytetit Dakar, do të përfshijë universitete, shkolla, një stadium sportiv dhe një aeroport ndërkombëtar.

Këngëtari 45-vjeçar i hitit “Smack That”, tha se monedha mund të jetë “shpëtimtarja e Afrikës në shumë mënyra”, raporton Sky News.

Monedha përshkruhet si “një monedhë e qëndrueshme për të stimuluar dhe mbështetur sipërmarrjen rinore, stabilitetin ekonomik dhe rritjen në të gjithë Afrikën dhe botën”.

Ylli më parë ka filluar projektin e Ndriçimit të Afrikës në një përpjekje për të siguruar energji diellore në kontinent./tvklan.al