Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Djallëzore të kërkohet për Paktin e Stabilitetit një visto politike në formën e marrëveshjes midis kapove të palëve që janë në luftë për pushtet. Kështu e kanë quajtur republikanët diskutimet për Paktin e Stabilitetit. Interpelanca e Qeverisë Shqiptare në parlament është një dështim politikë.

Sipas republikanëve qeveria nuk duhet të kërkoj pakte me qëllime propogandistike, por të shtojë ide konkrete për të diskutuar. Partia Republikane ka parë shtruar me kohë alternativat e saj në shërbim të Paktit të Stabilitetit, duke filluar nga krijimi i bordeve për menaxhimin e situatave ekonomiko-financiare. Zbatimin e platformës anti-krim.

Por kjo konferencë e sotme e republikanëve do të njoftoj edhe për vizitën e punës në javën e ardhshme në SHBA të një përfaqësie të opozitës shqiptare. Mediu, Pollo, Brojka, Çeku e Xhaferri të ftuar nga Kongresi Amerikan, ku si qëllim do të jetë idetë e opozitës në luftën kundër krimit dhe bashkëpunimi me struktura të specializuara të SHBA./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti