Lajme Arkiva 2003

Reshjet e breshrit kanë shkatërruar 750 hektarë tokë bujqësore në rrethin e Elbasanit gjatë ditës së djeshme, mbi 1000 familje fermerë të komunave Shirgjan, Gjergjaj dhe zonave përreth qytetit Cërrik, kanë shkaktuar dëme kolosale në kultura bujqësore si pasojë e goditjes nga breshëri.

Sipas përllogaritjeve paraprake, dëmi ekonomik i familjeve fermere shkon në 1.5 miliardë Lekë. për të vlerësuar gjendjen në vend në zonat e goditura ka shkuar edhe prefekti Qazim Sejdini dhe specialistë të bujqësisë. Institucioni i prefektit i është drejtuar qeverisë shqiptare me një shkresë të posaçme që të ndihmojë sa të mundë fermerët e dëmtuar.

Dëme të pa riparueshëm kanë pësuar kultura të tilla si gruri misri, perimet, drurët frutor, serat etj.

Në të njëjtën mënyrë u është bërë thirrje edhe donatorëve të ndryshëm që të ndërhyjnë për të bërë të mundur përballimin e gjendjes në mënyrë që të shmanget falimentimi i plotë i fermerëve./tvklan.al